Vazhdon Liga e Kombeve, sonte na pret një super përballje

  • S.A /
  • 04 June 2022 - 10:01
Vazhdon Liga e Kombeve, sonte na pret një super përballje

Xhiroja e parë e Ligës së Kombeve do të vazhdojë edhe sot, me një super ndeshje në program. Italia do të jetë nikoqir i Gjermanisë në ndeshjen e parë të grupit 3 në Ligën A. Kjo ndeshje nis nga ora 20:45 dhe luhet në “ Stadio Renato Dall’Ara” të Bolonjës. Italia vjen pas humbjes turpëruesë në “Finalissima” ndaj Argjentinës me rezultat 0:3 dhe do të kërkojë ta nisë mirë edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Në anën tjetër, Gjermania do të kërkojë të komponohet sa më shumë, para Kupës së Botës që zhvillohet në nëntor dhe dhjetor të këtij viti.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Anglia dhe Hungaria, që do të ndeshen po ashtu sonte. Në Ligën B do të zhvillohen tri takime: Armenia-Irlanda, Finlanda-Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi-Rumania. Kurse në Ligën C do të përballen Lituania-Luksemburgu dhe Turqia-Ishujt Faroe.

(Kosova Sot Online )