Mkhitaryan refuzon rinovimin me Romën për të kaluar tek Interi

  • S.A /
  • 04 June 2022 - 10:06
Mkhitaryan refuzon rinovimin me Romën për të kaluar tek Interi

Henrikh Mkhitaryan thuhet se ka refuzuar ofertën përfundimtare të zgjatjes së kontratës me Romën dhe në vend të kësaj do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë.Giallorossi e kishin përmirësuar propozimin e tyre dje, duke e çuar atë në rreth 4.2 milionë euro në sezon, duke përfshirë shtesa dhe bonuse të ndryshme që praktikisht do të përputheshin me atë të ofruar nga Interi. Megjithatë, ata shtuan se kishte një ultimatum prej 24 orësh për të marrë një vendim dhe paralajmërimi se nuk do të kishte oferta të mëtejshme.

Tani Sky Sport Italia, Sportitalia, Gazzetta dello Sport, Il Tempo e shumë media tjera italiane raportojnë se Mkhitaryan informoi Romën se ai nuk do ta zgjaste kontratën e tij në Stadio Olimpico. Tashmë duket e sigurt se ai do të fillojë një kapitull të ri të karrierës së tij tek Interi, i cili mundi t’i ofrojë futboll në Champions League, ndërsa Roma është vetëm në Europa League. 33-vjeçari i Armenisë iu bashkua Romës fillimisht si huazim nga Arsenali në vitin 2019 dhe më pas e bëri atë të përhershëm pa pagesë. Ai shënoi pesë gola dhe siguroi nëntë asistime në 44 ndeshje konkurruese këtë sezon, ku Giallorossi fitoi Ligën e Konferencës. 

(Kosova Sot Online )