Pogba merr oferta nga tri klube të mëdha, vendimi së shpejti

  • S.A /
  • 04 June 2022 - 10:48
Pogba merr oferta nga tri klube të mëdha, vendimi së shpejti

Paul Pogba do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar veror. Mesfushori francez nuk do të jetë më pjesë e Manchester Unitedit, çka u konfirmuar edhe me një njoftim të lëshuar nga vet klubi anglez ditë më parë. Por, se ku do të shkojë Pogba ende është një dilemë.

Sky Sports raporton se francezi ka marrë oferta nga tri klube të mëdha evropianë. Bëhet fjalë për Juventusin, Real Madridin dhe PSG-në.

Pogba pritet të marrë vendimin e madh për të ardhmen e tij në kohën sa është në pushime.

(Kosova Sot Online )