Lewandowski për kalimin te Barcelona: Kam blerë shtëpi në Spanjë, po mësoj spanjisht

  • S.A /
  • 07 June 2022 - 10:20
Lewandowski për kalimin te Barcelona: Kam blerë shtëpi në Spanjë, po mësoj spanjisht

Robert Lewandowski është i vendosur dhe nuk e ndryshon mendjen, ai dëshiron të largohet nga Bayern Munich. Ai ka folur për portalin polak “Onet Sport”, duke thënë se diçka u fik në bisedimet e fundit me klubin.

“Po largohem, sepse dua sfida të reja. Te Bayerni nuk donin të më dëgjonin deri në fund, por diçka brenda meje u fik dhe, sinqerisht, nuk e prisja atë që ndodhi në muajt e fundit”, deklaroi ai.

Klubet që e duan sulmuesin polak janë të shumta, por duket se ai e ka ndarë mendjen për t’iu bashkuar me Barcelonën.

“Lista e klubeve të interesuara për mua është shumë e gjatë, por po flitet shumë për një klub specifik, sepse nuk po shqyrtoj ofertat e tjera. Kam marrë një shtëpi në Spanjë dhe kam mësuar pak spanjisht”, deklaroi ai.

Lewandowski ka thënë gjithashtu se ishte i sigurt se do të jetë në gjendje për të gjetur gjuhën me Bayernin, për t’i dhënë fund kësaj periudhës që zgjati 8 vjet.

“Kush do të vinte tek Bayerni nëse do ta dinte që mund t’i ndodhte kjo? Ku është besnikëria dhe respekti? Unë kam qenë gjithmonë gati, kam kaluar 8 vite të mrekullueshme këtu, besnikëria dhe respekti janë më të rëndësishme se puna. Gjëja më e mirë do të ishte të gjenim një zgjidhje së bashku”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online )