Koha nuk pret më, hajnat në burg kanë premtuar dhe duhet realizuar!

Koha nuk pret më, hajnat në burg kanë premtuar dhe duhet realizuar!
Koha nuk pret më, hajnat në burg kanë premtuar dhe duhet realizuar!

Faik Krasniqi

  • 05 June 2022 - 17:00

Shkruan:ANALISTI – Faik Krasniqi

Qeveritë e kaluara na e kanë dëshmuar për 22 vite se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Nëse vijnë në pushtet prapë bëjnë gjëra të tilla. Kur kanë vjedhur para nga fondi për shërimin jashtë shtetit të fëmijëve me sëmundja të rënda, nuk kemi se çfarë presim më shumë nga ata. Të tillët e kanë vendin në burg. Një zotim të tillë e kanë bërë LVV dhe kryeministri Kurti gjatë dhe para fushatës. 'ME HAJNA NUK KA SHTET', slogani i famshëm i tyre.

Edhe pse opozitës dhe medieve të tyre aspak nuk u besoj, Prokuroria duhet t'i hetoj këto pretendime të tilla. Nëse dalin të pastër, atëherë vetëm opozita humb në këtë rast dhe mediet e tyre bëhen edhe më serioze. Por nëse dalin që me të vërtetë kanë kryer vepra korruptive, atëherë kryeministri Kurti jo vetëm që duhet t'i shkarkoj, por të tillët edhe të dënohen nga drejtësia, për ta dëshmuar që këta nuk janë si ata që i amnistojnë hajnat. Nga kjo Qeveri qytetarët presin vetëm t'i mbajnë premtimet. Kaq. Me vepra duhet të na e dëshmojnë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".