Interi zgjedh një shqiptar si pasardhës të Brozovicit

  • S.A /
  • 07 June 2022 - 14:41
Interi zgjedh një shqiptar si pasardhës të Brozovicit

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi i ka takuar zyrtarët e klubit, të cilëve ua ka dhënë dritën jeshile për transferimin e një futbollisti shqiptar. Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin, i cili aktualisht është pjesë e Empolit.

Asllani është një futbollist shumë perspektiv. Mesfushori shqiptar shihet si një pasardhës ideal për Marcelo Brozovic dhe që mund të zhvillohet sigurt nën hijen e mesfushorit kroat.

Tani aksionin e transferimit të futbollistit shqiptar do ta nisin zyrtarët e klubit zi e kaltër dhe ka shumë mundësi që ky operacion të kryhet me sukses dhe në kohë të shpejtë.

Po ashtu, Inzaghi e ka dhënë dritën jeshile në klub edhe për transferimin e futbollistit tjetër perspektiv nga Cagliari, Raoul Bellanovas, anësorit të shpejtë dhe me teknikë të përsosur.

Përpos tyre, trajneri është siguruar se në skuadër do t’i vjen edhe Mkhytarian, i cili nuk e vazhdoi kontratën me Romën.

Po ashtu, Inzaghit në ekip ka mundësi t’i kthehet Lukaku e po ashtu përforcimi tjetër, Dybala, futbollistë këta që ende nuk kanë konfirmuar qëndrim në ekipet e tyre përkatëse

(Kosova Sot Online )