“Dardanët” me mesazh të fuqishëm motivues para lojës me Irlandën e Veriut

  • S.A /
  • 07 June 2022 - 14:49
“Dardanët” me mesazh të fuqishëm motivues para lojës me Irlandën e Veriut

Tifozët e Kosovës, “Dardanët” kanë dalë me një mesazh të fuqishëm para ndeshjes ndaj Irlandës së Veriut, e cila do të luhet këtë të enjte. Ata e kanë kujtuar datën e lojës, 9 qershor, e cila koiçidon me ditën e vdekjes së legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.Sipas tifozëve besnikë të Kombëtares, ndeshjet e Kosovës kanë më shumë peshë dhe kuptim sesa një lojë futbolli.

Kosova do ta zhvillojë të enjten ndeshjen e tretë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Pas fitores ndaj Qipros dhe humbjes nga Greqia, Vedat Muriqi me shokë do ta kërkojnë fitoren ndaj Irlandës së Veriut. Ndërsa, më datën 12 qershor, Verdhekaltrit do ta mbyllin kampanjën e këtij muaji me ndeshjen që do ta zhvillojnë në udhëtim ndaj Greqisë.

(Kosova Sot Online )