Arbër Potoku vazhdon me Ballkanin

  • S.A /
  • 07 June 2022 - 14:53
Arbër Potoku vazhdon me Ballkanin

Arbër Potoku do të jetë pjesë e Ballkanit edhe për sezonin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur kampioni i freskët i Kosovës përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale. Sipas therandasve, futbollisti e ka vazhduar kontratën edhe për një vit. Kjo nënkupton se Potoku do ta kalojë sezonin e pestë në fanellën e klubit Portokalli.

Njëherësh, ai do ta ketë mundësinë të paraqitet edhe në Ligën e Kampionëve me ekipin nga Suhareka, në daljen e tij të parë dhe historike në Evropë.

Ballkani po mundohet ta ndërtojë një ekip solid për t’i përballuar garat evropiane dhe sezonin e ardhshëm, ku synon të jetë prapë protagonist, njëjtë si në vitet e fundit.

(Kosova Sot Online )