Chelsea e jep “aminin” për rikthimin e Lukakut në Inter, i kërkon në këmbim dy yje

  • S.A /
  • 08 June 2022 - 10:48
Chelsea e jep “aminin” për rikthimin e Lukakut në Inter, i kërkon në këmbim dy yje

Chelsea e ka dhënë “aminin” për transferimin e Romelu Lukakut në Inter. Klubi anglez nuk e preferon dhënien në hua të sulmuesit belg, i cili me këtë rast do të rikthehej tek “Nerazzurri” pas një viti. Në fakt, në këtë çështje mund të futet shkëmbimi i lojtarëve. Sipas mediumit italian “Il Corriere della Sera”, në mesin e lojtarëve që mund të përfundojnë në “Stamford Bridge” në këmbim të Lukakut janë: Bastoni, Lautaro, Skriniar e Barella.

Prej tyre, më të preferuarit për “Të Kaltrit” janë Barella dhe Lautaro, të cilët do të përfundonin në Londër, e Lukaku në Inter, një shkëmbim ky kokë më kokë. Mbetet të shihet nëse Interi është i gatshëm për ta bërë këtë sakrificë. Gjithçka mund të mbyllet gjatë këtij muaji, ndërsa ish-futbollisti i Evertonit dhe Manchester United e ka kërkuar largimin nga Londra pasi eksperienca e tij aty ishte prapë dëshpëruese. 29 vjeçari kishte shpërthyer në Serie A duke e ndihmuar Interin të shpallej kampion i Italisë. Përfaqësuesi belg dëshiron të rikthehet tek “Nerazzurri” për t’i vazhduar sukseset, aty ku i kishte lënë.

(Kosova Sot Online )