
Lexoni edhe:
Ja si u arrestuan tre persona në një motel në Kosovë
Oleksandr Krasjuk, promotor i boksierit ukrainas Oleksandr Usyk, ka folur sot për AFP, duke thënë se një meç boksi mes luftëtarit të tij dhe britanikut Anthony Joshua mund të zhvillohet më 20 gusht. Në shtator të vitit të kaluar, pas 12 raundesh dhe para 66 mijë shikuesve në stadiumin e Tottenhamit, Usyk mundi Joshuan me vendim unanim të gjyqtarëve. Me këtë fitore ai mori brezat e kampionatit botëror në peshat e rënda WBO, IBF, WBA dhe IBO.Oleksandr Krasjuk tha se shansi më i madh për një datë të mundshme për revanshin e shumëpritur është 20 gushti.
Ja si u arrestuan tre persona në një motel në KosovëLexoni edhe:
Ai shtoi se ndeshja do të jetë diku në Lindjen e Mesme dhe se një njoftim zyrtar pritet javën e ardhshme.
Kujtojmë, Uysk u kthye në atdheun e tij pas pushtimit rus të Ukrainës për të marrë pjesë në mbrojtjen e vendit.
Megjithatë, në mars, ai u largua përsëri nga vendi i shkatërruar nga lufta për të filluar përgatitjet për një revansh me Joshuan.
(Kosova Sot Online )