Pirlo merr drejtimin e ekipit nga Superliga e Turqisë

  • S.A /
  • 10 June 2022 - 09:03
Pirlo merr drejtimin e ekipit nga Superliga e Turqisë

Andrea Pirlo do të rikthehet sërish në zejën e trajnerit. Ish-mesfushori i Milanit ishte pjesë e Juventusit për një vit, kurse tani do të marrë drejtimin e një skuadre tjetër.

Pirlo do të bëhet trajner i ekipit nga Superliga e Turqisë, Karagumruk, raporton Fabrizio Romano. Sezonin e kaluar, Karagumruk e përfundoi në pozitën e tetë. Kjo lëvizje është befasi për Pirlon, i cili një vit më herët menaxhoi një prej ekipeve më të mira evropiane.

(Kosova Sot Online )