Ish-klubi i Serie A del në shitje, mund ta blini për 1 euro

  • S.A /
  • 10 June 2022 - 10:18
Ish-klubi i Serie A del në shitje, mund ta blini për 1 euro

Klubi italian, ACR Messina është vendosur në shitja dhe blerja e tij kushton hiç më shumë se një euro. Klubi i cili garon në Serie C dhe me probleme të mëdha financiare është në shitje për çmimin e pabesueshëm. Në sezonin 2003/04, Messina kishte arritur të promovohej në Serie A, duke qëndruar pë tri sezone, prej kur më pas filluan problemet e mëdha financiare. “Deri sot nuk kam marrë asnjë ofertë formale për të blerë Acr Messina, vetëm nja dy telefonata për të kërkuar informacion përmbledhës. Janarin e kaluar dhe në maj theksova se si qëllimi im përfundimtar ishte të shpëtoja Serinë C dhe të largohesha.

Me keqardhje të jashtëzakonshme, pas pesë vitesh në krye të ACR Messinës së lavdishme, përsërit vullnetin për të mbyllur këtu rrugëtimin tim si udhëheqës i kompanisë, për këtë arsye vendosa t’ia dorëzoj pronën e Akr Messinës për 1 €. Është akti im i fundit i dashurisë. Kam dhënë 24 orët e së dielës 12 qershor, pas kësaj dhe pa asnjë përgjigje, do të analizoj situatën dhe do të marr vendimet pasuese, edhe nëse janë të dhimbshme”, ishin fjalët e Pietro Sciottos, presidentit të klubit.

(Kosova Sot Online )