Endrit Krasniqi konfirmon largimin nga Prishtina

  • S.A /
  • 10 June 2022 - 11:28
Endrit Krasniqi konfirmon largimin nga Prishtina

Vazhdon largimi i futbollistëve nga klubi më i madh kosovar, FC Prishtina.

Lojtari i radhës që është përshëndetur me klubin kryeqytetas është mesfushori Endrit Krasniqi.

Mesfushori malishevas largohet nga kryeqyteti kosovar pas tri viteve që barti fanellën e FC Prishtinës, ku fitoi edhe tre trofe.

Ka qenë vet Krasniqi që ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ka ndarë rrugët me Prishtinën.

“Çdo fillim e ka edhe fundin. Ka qenë nder dhe privilegj për mua që ta bart fanellën e Prishtinës në dy periudha të ndryshme së fundmi në tre vitet e fundit”.

“Ndjehem krenar që kam arritur ta ndihmojë ekipin në fitimin e të gjithë titujve të mundshëm në futbollin e Kosovës, Titullin , Kupën dhe Superkupën”.

“Prishtina dhe tifozët e veçantë “Plisat” do të mbeten gjithmonë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka. Shihemi sē shpejti në një ambient të ri”, ka shkruar Krasniqi. 

(Kosova Sot Online )