Aguero luan futboll për herë të parë pas pensionimit shkaku i problemeve me zemër

  • S.A /
  • 10 June 2022 - 11:45
Aguero luan futboll për herë të parë pas pensionimit shkaku i problemeve me zemër

Aguero luan futboll për herë të parë pas pensionimit shkaku i problemeve me zemër. Menjëherë pasi ai njoftoi pensionimin e tij nga futbolli profesionist më 15 dhjetor 2021, legjenda e Manchester Cityt, Sergio Aguero tha se shpresonte se një ditë do të ishte në gjendje të luante sërish futboll. Aguero u detyrua të pensionohej për shkak të një aritmie në zemër, e cila e bëri atë të rrëzohej gjatë një ndeshjeje me Barcelonën. 

Megjithatë, argjentinasi po bën çmos për të mbajtur gjallë ëndrrën e tij. Të mërkurën mbrëma, Aguero u pa duke luajtur futboll të vogël në Miami kundër një grupi tifozësh të River Plate, duke veshur disa nga fanellat e tij stërvitore të Barcelonës.

(Kosova Sot Online )