Kosova U21 e pret sot Anglinë në “Fadil Vokrri”

  • S.A /
  • 10 June 2022 - 13:38
Kosova U21 e pret sot Anglinë në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U21 do të përballet me Anglinë U21 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian. Përkundër që shpresat për kualifikim janë shuar të “Dardanët e rinj”, ata do të synojnë ta mbyllin grupin G në pozitën e tretë. Ndërsa sonte, nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” ata do të përballen me një nga ekipet më të forta në botë në këtë grupmoshë, Anglinë.

“Tre Luanët” gjenden në vendin e parë dhe e kanë siguruar kualifikimin, ndërsa Kosova gjendet e katërta me 11 pikë, dy më pak se Sllovenia që mban pozitën e tretë.

 

Image

Kosova U21 pas këtij takimi e zhvillon edhe një ndeshje të fundit dhe e përmbyll këtë kampanjë kualifikuese.

Hyrja në stadiumin e kryeqytetit do të jetë falas.

(Kosova Sot Online )