Kosova debuton me humbje në turneun ndërkombëtar të ragbit

  • S.A /
  • 11 June 2022 - 11:24
Kosova debuton me humbje në turneun ndërkombëtar të ragbit

Kombëtarja e Kosovës në ragbi ka debutuar me humbje në garat ndërkombëtare. Kosova u mposht nga Sllovenia me rezultatin 22:5 në “Conference 2”, turne i cili po zhvillohet në Maltë. “Dardanët” ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë kundër Sllovakisë, ku shpresohet që të arrihet fitorja e parë dhe historike.

Kujtojmë se Kosova po merr pjesë për herë të parë në një garë ndërkombëtare të ragbit.

Kombëtarja e Kosovës në ragbi drejtohet nga Mark Barrett, teksa lista e lojtarëve është kjo:

Image

(Kosova Sot Online )