
“Prej golit në gol”, i ikën krejt ekipit kundërshtar dhe shënon me mjeshtri në fund

Jemi mësuar të shohim lojtarë që janë të aftë t’ju ikin dy apo tre kundërshtarëve.
Por, është dikush që shkon edhe më larg
Një video që vjen nga Amerika e Jugut e shfaq talentin e jashtëzakonshëm të një lojtari.
Në fakt, ai niset nga mbrojtja e ekipit të tij për ta bërë një sllallom të vërtet duke i ikur krejt ekipit kundërshtar.
Dhe, në fund, kur del përballë portierit, shënon me mjeshtri për t’i befasuar të gjithë në fushë dhe jashtë saj
Kjo video e ka bërë xhiron e botës dhe lojtari ka marrë lëvdata të shumta për këtë solo-aksion, i cili nuk do të harrohet lehtë.
(Kosova Sot Online)