Greqi – Kosovë, me këto kuota e vlerësojnë kompanitë e basteve fitoren eventuale të Kosovës

  • A.P /
  • 12 June 2022 - 10:53
Greqi – Kosovë, me këto kuota e vlerësojnë kompanitë e basteve fitoren eventuale të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e katërt në maratonën e muajit qershor në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do të përballen me Greqinë për herë të gjashtë në mes tyre që prej pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA.

Verdhekaltrit kanë statistika të dobëta me grekët pasi nuk i kanë mposhtur asnjëherë ata në pesë përballjet paraprake.

Tri ndeshje kanë përfunduar baras, kurse dy herë kanë fituar grekët

Ata e mposhtën Vedat Muriqin me shokë edhe të dielën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërsa sonte, “Dardanët” janë të vendosur për ta shijuar fitoren e parë ndonjëherë ndaj grekëve.

Por, shumë shpresa Kosovës nuk i japin edhe kompanitë më të njohura të basteve në botë.

Fitorja eventuale e ekipit të Alain Giresse kuotohet nga 4.75 deri në 5.50, varësisht prej kompanive të basteve.

Image

(Kosova Sot Online)