
Lexoni edhe:
Rizgjimi i strukturave paralele serbe rrezikon seriozisht stabilitetin e shtetit të Kosovës
Portieri i Australisë, Andrew Redmayne u bë hero i vendit të tij, të cilin e dërgoi në Kampionat Botëror.
Pas 120 minutash lojë pa gola, “Kangurët” fituan 5:4 në gjuajtjet e 11 metërshave.
E gjithë kjo u arrit falë paraqitjet energjike të portierit zëvendësues, Redmayne.
Portieri i Sydney FC u inkuadrua në lojë në minutën e fundit të kohës shtesë dhe në fund doli të ishte hero i australianëve. Ai në fakt bëri diçka speciale në këtë lojë.
Redmayne vallëzoi, kërceu lart dhe e kaloi vijën e portës vetëm në mënyrë që t’i hutojë goditësit e penalltive të Perusë. Veprimet e tij ishin të çuditshme dhe aspak të zakonta, por që iu kryen shumë punë australianëve.
Ai e priti penalltinë vendimtare të Alex Valeras, për t’ia siguruar Australisë pjesëmarrjen e dytë radhazi në Botëror. Edhe festimi i Redmaynet ishte i veçantë prandaj edhe ai u bë hit në internet me paraqitjen e tij, edhe pse për pak minuta, por mjaft të vlefshme.
(Kosova Sot Online )