Rizgjimi i strukturave paralele serbe rrezikon seriozisht stabilitetin e shtetit të Kosovës

Rizgjimi i strukturave paralele serbe rrezikon seriozisht stabilitetin e shtetit të Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 13 June 2022 - 09:13

Shkruan:ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Infiltrimet i ish pjesëtarëve të strukturave paralele serbe në institucionet e Kosovës, po paraqet një rrezik serioz për Kosovën. Pjesëtarët e këtyre strukturave të pa verifikuar u punësuar nëpër institucionet e shtetit të Kosovës, në emër të shpërbërjes së funksionimit paralel kundër shtetit, në emër të njohjes së shtetit të Kosovës, dhe të integrimeve të tyre në këtë realitet, por që aktiviteti i tyre kriminel nuk ka pushuar, ata janë akoma në funksion dhe raste të njëpasnjëshme janë duke u zbuluar.

- Serbia është duke provuar që këta ish pjesëtar të institucioneve paralele ti përdorë për destabilizimin e brendshëm të Kosovës dhe për inskenim të incidenteve, me qëllim të akuzave kundër institucioneve vendore të sigurisë, kinse po ushtrojnë dhunë dhe presion ndaj qytetarëve të komunitetit serb, gjithmonë sipas skenarit të porositur të Serbisë. Në njoftimin më të ri te Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se në një aksion të policisë, i janë zbuluar dhe konfiskuar 4 mijë fishekë një shtetasi serb, i cili është punëtor i integruar nga strukturat paralele në MMPHI-së.

(Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës) Sipas njoftimit, Policia e Republikës së Kosovës e ka ndaluar të dyshuar me shtetësi serbe, tek i cili është gjetur kjo sasi armatimi, në pikën kufitare të Jarinjës, Edhe ky lajm është alarm që duhet të ju shërben AKI-së dhe njësitit hetimor të policisë së Kosovës antikrim për të vazhduar dhe hetuar së afërmi lëvizjet dhe lidhjet që kanë të gjithë ish pjesëtarët e përbërjes së kaluar të strukturave paralele që janë punësuar në institucionet e shtetit të Kosovës, dhe kinse kanë pranuar për tu integruar, kurse në praktikë bëjnë punën e strukturave të fshehta serbë të sigurisë sipas misionit që jua kanë ngarkuar. Gjatë kontrollit te automjeteve në hyrje të Kosovës nga territori i Serbisë, në një automjet me targa të Serbisë, oficerët kanë gjetur të fshehura në bagazh municione, menjëherë në bashkëpunim me policinë e Kosovë është bërë arrestimi i drejtuesit të makinës. Kontrolli detal ka zbuluar municion si në vijim 39 pako x 50 copë të llojit AUTO FMT 71gr/4.6 gr gjithsej 1950 cope, 41 pako x 50 copë të llojit 9mm LUGER FMJ 124 gr/8.0 gr. gjithsej 2050 cope.

Gjithsejtë 4000 copë. Me këto veprime nga ana e policisë, po dëshmohet se policia në ato pjesë të banuara me shumicë serbe, zonat kufitare me Serbinë, duke përfshirë edhe veriun, duhet të jetë gjithnjë vigjilent dhe ti kryejnë detyrat e tyre në përputhshmëri dhe konfrom ligjeve në fuqi, sepse ato pjesë të veriut ishin deri më tani më pak të kontrolluara në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, dhe jetësimet e ligjeve të Kosovës në ato pjesë të veriut duhet të jenë përditshmëri, dhe vetëm në këtë mënyrë konfirmohet sovraniteti i shtetit tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".