Kur Messi si fëmijë bënte magji në fushë

  • E.K /
  • 15 June 2022 - 12:36
Kur Messi si fëmijë bënte magji në fushë

Lionel Messi konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, në mos më i miri.

Ylli argjentinas e ka fituar shtatë herë Topin e Artë dhe në vitrinat e tij ka trofe të shumtë me klube dhe me Kombëtaren.

E talenti i tij i jashtëzakonshëm ishte vërejtur qysh kur ishte fëmijë, kur i kishte nisur hapat e parë si futbollist.

Argjentinasi bënte magji në atdhe teksa luante me bashkëmoshatarët.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, e shfaq më së miri atë që ishte në gjendje ta bënte Messi sa ishte fëmijë, para se të transferohej në Evropë, ku ndryshoi tërësisht jeta e tij për të mirë.

E për t’u argëtuar me mrekullitë e ish-futbollistit të Barcelonës, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germainit, mund ta shikoni videon më poshtë. 

(Kosova Sot Online)