Pasi ishte ndarë nga vajza e Pep Guardiolës, futbollisti anglez shihet me ish të dashurën e Justien Bieber

  • S.A /
  • 16 June 2022 - 09:47
Pasi ishte ndarë nga vajza e Pep Guardiolës, futbollisti anglez shihet me ish të dashurën e Justien Bieber

Pasi e mbylli sezonin me Evertonin, Dele Alli po gjen kohë për të pushuar para fillimit të sezonit të ri.

Futbollisti anglez e ka zbuluar lidhjen e re me Cindy Kimberly, ish e dashur e këngëtarit të famshëm, Justin Bieber. Ish-futbollisti i Tottenhamit u pa duke shkëmbyer puthje pasionuese me të dashurën e tij të re në një jaht në Capri të Italisë, shkruan “Daily Mail”. Bukuroshja Kimberly ishte bërë e famshme në vitin 2015 kur këngëtari Bieber e kishte shpërndarë fotografinë e saj në Instagram duke shkruar: “O Zot, kush është kjo!!”. 

Dele Alli u nda nga modelja Ruby Mae në muajin mars të këtij viti dhe thuhet se shkak ishte varësia e tij me lojërat online. Ndërsa, në vitin 2021 ishte në lidhje me vajzën e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola, Maria.

Por, çifti ishte ndarë pas pesë muajsh. Tash, 26 vjeçari po e shijon lidhjen e re me bukuroshen 23 vjeçare.

Krahas puthjeve, Dele Alli u pa duke ia kapur të pasmet asaj në jahtin luksoz, të quajtur Riva.

(Kosova Sot Online )