Strakosha flet për thashethemet që e lidhin me Chelsean

  • S.A /
  • 16 June 2022 - 15:31
 Strakosha flet për thashethemet që e lidhin me Chelsean

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha e ka cilësuar si një ‘ëndërr’ interesimin e Chelseat për transferimin e tij këtë verë.

Strakosha ka mbetur lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Lazion dhe është lidhur me një transferim në Ligën Premier.

Javëve të fundit është përfolur për një marrëveshje të portierit shqiptar me Fulhamin, por së fundmi është përfolur edhe hipoteza e kalimit te Chelsea. Për këtë interesim të Bluve ka folur edhe vet portieri Strakosha, i cili e ka cilësuar si një ëndërr kalimin në Stamford Bridge.

“Jam vërtet i nderuar që jam lidhur me një klub të madh si Chelsea, është një ëndërr”, ka thënë fillimisht Strakosha. “Unë jam duke ëndërruar për Ligën Premier që kur kam qenë fëmijë”, përfundoi portieri shqiptar.

Ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare për portierin e Kombëtares së Shqipërisë. 

(Kosova Sot Online )