“E kam ëndërruar Premierligën prej kur isha fëmijë”, Strakosha flet për interesimin e Chelseat

  • S.A /
  • 16 June 2022 - 16:15
“E kam ëndërruar Premierligën prej kur isha fëmijë”, Strakosha flet për interesimin e Chelseat

Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha ka folur lidhur me raportimet për një interesim të Chelseat për shërbimet e tij. Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme se Chelsea ka shprehur interesim për ta transferuar portierin 27-vjeçar.

Strakosha e ka përfunduar kontratën me Lazion, kurse tani është lojtar i lirë dhe është lidhur me një transferim në Premierligë.

Lidhur me këto raportime, ka ardhur edhe reagimi nga vet portieri shqiptar.

Ai tha se ndihet i nderuar dhe se është ëndërr e tij që nga fëmijëria të luajë në Premierligë.

Jam vërtetë i nderuar të lidhem me me një top klub si Chelsea, është një ëndërr. E kam ëndërruar Premierligën qëkur isha fëmijë”, ishin fjalët e Thomas Strakoshas.

(Kosova Sot Online )