Romano tregon se kur Mane do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Bayerni

  • S.A /
  • 18 June 2022 - 12:34
Romano tregon se kur Mane do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Bayerni

Bayern Munichi është edhe më afër kompletimit të transferimit të Sadio Manes nga Liverpooli.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se senegalezi të enjten do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te klubi gjerman.

Pas testeve mjekësore, Mane do të nënshkruajë zyrtarisht kontratën e tij tri-vjeçare. Marrëveshja mes klubeve është arritur gjithashtu.

32 milionë euro janë të garantuara që do t’i marrë klubi anglez nga shitja e 30-vjeçarit, kurse mund t’i përfitojë edhe 6 milionë tjera në formë të bonuseve bazuar në paraqitjeve dhe arritjet e lojtarit në “Allianz Arena”.

(Kosova Sot Online )