Ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Konferencës: Roma dhe Leicesteri gjobiten nga UEFA

  • S.A /
  • 18 June 2022 - 12:57
Ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Konferencës: Roma dhe Leicesteri gjobiten nga UEFA

Roma është gjobitur me një total prej 46,000 eurosh nga UEFA për sjellje të pahijshme gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës kundër Leicester Cityt.

Giallorossët fituan ndeshjen 1-0 përmes një goli të Tammy Abraham për të arritur në finalen e tyre të parë evropiane që nga viti 1984, ku mundën Feyenoordin 1-0.

UEFA publikoi arsyet e dënimit: Skuadrës italiane iu dha edhe një paralajmërim për shkak të humbjes së kohës nga fëmijët e angazhuar për mbledhjen e topave në “Olimpico”.

Kundërshtarët e Romës, Leicester, u gjobitën gjithashtu me 20,000 euro për hedhjen e sendeve dhe 4,000 euro për ndezjen e fishekzjarrëve. 

Giallorossët janë gjithashtu nën hetim për sjellje josportive gjatë paradës së tyre me autobus të hapur pas fitores.

Roma fitoi trofeun e parë evropian që nga viti 1961 falë golit të Nicolo Zaniolos në pjesën e parë në fitoren ndaj Feyenoordit në Tiranë.

Ishte sezoni i parë i Ligës së Konferencës dhe përfundimi i sezonit të kaluar në vendin e gjashtë siguroi që Roma do të ishte në Ligën e Evropës për sezonin 2022-2023. 

(Kosova Sot Online )