Zyrtare: Ish-ndihmëstrajneri i Barcelonës merr drejtimin e Ajaxit

  • S.A /
  • 22 June 2022 - 12:07
Zyrtare: Ish-ndihmëstrajneri i Barcelonës merr drejtimin e Ajaxit

Alfred Schreuder është zyrtarisht trajneri i ri i klubit holandez, Ajaxit. 49-vjeçari nënshkroi një kontratë në Johan Cruijff Arena që zgjat deri në mesin e vitit 2024, me një opsion për një sezon të tretë.  Ai do të pasojë Erik ten Hag, i cili u largua për në Manchester United këtë sezon dhe është gati të krijojë suksese të reja në Amsterdam.

Schreuder bashkohet me Ajax nga Club Brugge, ku ai fitoi ligën belge sezonin e kaluar.  Para se trajneri i ri të fillonte punën në Belgjikë, ai ishte në TSG Hoffenheim dhe FC Barcelona.  Për këtë të fundit, Schreuder vepronte si ndihmës i ish-trajnerit të Ajax, Ronald Koeman.

(Kosova Sot Online )