Kosova shënon ngritje në renditjen e FIFA-s

  • S.A /
  • 23 June 2022 - 11:03
Kosova shënon ngritje në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje në renditjen e re të FIFA-s. Në përditësimin e fundit të bërë sot, Kosova tani gjendet në vendin e 106.

“Dardanët” kanë shënuar ngritje për një pozitë, duke e kaluar Qipron, kundërshtarin që e mposhtën në këtë muaj.

Kosova arriti dy fitore dhe dy humbje gjatë këtij muaji. “Dardanët” triumfuan ndaj Qipros dhe Irlandës Veriore, kurse u mposhtën dy herë nga Greqia. 

Image

(Kosova Sot Online )