Chelsea e dëshron De Ligtin, ofron deri në 45 milionë dhe sulmuesin e skuadrës

  • 25 June 2022 - 09:46
Chelsea e dëshron De Ligtin, ofron deri në 45 milionë dhe sulmuesin e skuadrës

Chelsea raportohet se është duke e planifikuar transferimin e Matthijs De Ligt. Sipas Gianluca Di Marzio, klubi anglez po punon për të nënshkruar me mbrojtësin holandez në afatin kalimtar të kësaj vere.

Gazetari italian ka bërë të ditur se Chelsea synon t’i ofrojë Juventusit 40/45 milionë euro, plus sulmuesin gjerman, Timo Werner.

Së fundi u raportua se De Ligt e dëshiron largimin nga “Zonja e Vjetër”, pasi nuk arriti marrëveshje për rinovim të kontratës.

Kontrata aktuale e 22-vjeçarit skadon më 30 qershor 2024.

Manchester City mendohet se është klubi tjetër i interesuar për shërbimet e holandezit.

(Kosova Sot Online )