Hot, i lumtur që u bë pjesë e Kosovës

  • S.A /
  • 27 June 2022 - 14:07
Hot, i lumtur që u bë pjesë e Kosovës

Pas formës jashtëzakonisht të mirë në Art Motion Superligën e Kosovës, basketbollisti Amin Hot është ftuar për herë të parë nga përzgjedhësi Christos Marmarinos për ndeshjen ndaj Danimarkës.

Hot në një intervistë për faqen zyrtare të FBK-së është shprehur se është shumë i lumtur që është pjesë e Kosovës.

“Jam shumë mirënjohës që jam pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Jemi duke vazhduar me stërvitje dhe do të mundohem që ta ndihmoj maksimalisht Përfaqësuesen”, ka thënë ai.Hot tutje shpreson që me “Dardanët” të arrijë rezultate pozitive dhe t’i arrijë objektivat e vendosura. 

(Kosova Sot Online )