Koeman e kritikon stilin e lojës së Barçës: Ka shkuar koha e tiki-takas, futbolli ka ndryshuar

  • S.A /
  • 28 June 2022 - 09:53
Koeman e kritikon stilin e lojës së Barçës: Ka shkuar koha e tiki-takas, futbolli ka ndryshuar

Ronald Koeman e ka kritikuar stilin e lojës së Barcelonës. Trajneri holandez thotë se futbolli ka ndryshuar, ndërsa gjiganti katalunas ende po jeton me të kaluarën duke u munduar ta praktikojë “tiki-takan” e famshme.

Sipas tij, për t’ju rikthyer sukseseve, Barça duhet të ndryshojë në stil të lojës.

“Si trajner, unë e favorizoj dominimin e lojës. Mirëpo, Barça jeton me të kaluarën, me tiki-taka. Futbolli tash është më i shpejt dhe më teknik. Futbolli ka ndryshuar”, deklaroi legjenda holandeze në një intervistë tek “Vaques sagrades”.

Ai e pranon se nuk e ka pritur aspak mirë mënyrën e shkarkimit që ia kishte bërë Barça.

Ndërkohë, foli edhe për Robert Lewandowskin, duke shprehur dyshime nëse Barcelona do t’i paguajë 60 milionë euro për një lojtar që i ka kaluar të 30-tat.

(Kosova Sot Online )