Pas Lukakut, edhe futbollisti shqiptar i kryen vizitat mjekësore tek Interi

  • S.A /
  • 29 June 2022 - 10:59
Pas Lukakut, edhe futbollisti shqiptar i kryen vizitat mjekësore tek Interi

Dita e sotme është mjaft e ngjeshur për Interin. “Nerazzurri” do t’i prezantojnë sot dy futbollistë si përforcime për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për yllin belg, Romelu Lukaku dhe futbollistin shqiptar, Kristjan Asllani.

Të dy kanë shkuar për t’i kryer vizitat mjekësore, ndërsa më pas do ta nënshkruajnë kontratën me Zikaltrit.

20 vjeçari u pa sot në klinikën Humanitas, ku i kreu vizitat mjekësore.

E më pas, futbollisti shqiptar do ta nënshkruajë kontratën me nënkampionin italian. Ai shihet si alternativë ideale e kroatit Marcelo Brozovic. Asllani luan në pozitën e mesfushorit defanziv ndërsa i ka zhvilluar 26 ndeshje në të gjitha garat me Empolin sezonin e kaluar duke e realizuar edhe një gol, shkruan.

Ai është pjesë e Kombëtares Shqiptare U-21, ndërsa në të ardhmen mund të bëhet lojtar i rëndësishëm i ekipi A të Kuqezinjve.

(Kosova Sot Online )