Kosova pa alternativë serioze politike, opozitarët e lidhur me strukturat e krimit  lansojnë sondazhe të hershme elektorale  me shifra të mashtrimit

Kosova pa alternativë serioze politike, opozitarët e lidhur me strukturat e krimit  lansojnë sondazhe të hershme elektorale  me shifra të mashtrimit
Kosova pa alternativë serioze politike, opozitarët e lidhur me strukturat e krimit  lansojnë sondazhe të hershme elektorale  me shifra të mashtrimit

Blerim Burjani

  • 28 June 2022 - 19:00

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

E keqja është se opozita e sotme është treguar e korruptuar  dhe  e dëmshme për 20 vjet në pushtet, në  Kosovë. PDK,LDK e AAK janë parti të përfshirë në biznese të paligjshme, pra vendi për momentin s’ka fare alternativë  serioze e të besueshme politike.

Kjo çështja e  fillimit të fushatës me sondazhe, për të krijuar mjegull në opinion është e dijshme. Unë kam thënë me kohë se  as e VV-ja nuk do të jetë  alternativë serioze  prandaj tash që po kalojnë dy vjet në qeverisje, edhe  kjo u vërtetua dhe tash m është e qartë për të gjithë, Mbi bazën e analizave të deritashme del konstatimi i pa mohueshëm dhe I pa diskutueshëm se edhe kjo parti politike, pra VV-ja  nuk po tregohet se ka kapacitete të jetë  një OJQ stabile e serioze,  e lëre më të organizohet e funksionon si parti politike që e drejton pushtetin dhe tërë shtetin. Kjo u vërtetua shumë herë për gjatë kësaj kohe të qeverisjes. E keqja është se opozita e sotme është treguar e  korruptuar  dhe  e dëmshme për 20 vjet në pushtet, në  Kosovë. PDK,LDK e AAK janë parti të përfshirë në biznese të paligjshme, pra vendi për momentin s’ka fare alternativë  serioze e të besueshme politike. Nëse e shikojmë dhe analizojmë me kujdes grupin parlamentar të VV-së del se pavarësisht faktit që  ky subjekt thotë se ka deputet të dijshëm, aty  është një kallabllak njerëzish të padijshëm në kuvend. Albini nuk po tregon se donë reforma thelbësore në parti. As që është i lirë  për të menduar e filluar  për ta reformuar partinë. Kjo situatë e tillë në lidershipin politik qon në kolaps të një partie të tillë politike, cilado qoftë që të jetë ajo. Ekziston rreziku që në zgjedhjet e ardhme  edhe VV-ja të mbetet në një nivel të ulët të ngjashëm  si AAK-ja me një simbolikë deputetësh në kuvend. Këtë gjë po duket se e dëshiron edhe Albini. Premtimet për reformim dhe demokratizim nuk po i shohim të fillojnë askund prandaj ai po duket se qëllimin e kishte te marr pushtetin por jo të shkoj më larg.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".