Shtohet numri i skuadrave që duan Manaj, sulmuesi shqiptar kërkohet në Spanjë, Angli dhe Itali

  • S.A /
  • 30 June 2022 - 15:43
Shtohet numri i skuadrave që duan Manaj, sulmuesi shqiptar kërkohet në Spanjë, Angli dhe Itali

Rey Manaj është rikthyer te Barcelona pas huazimit një vjeçar te Spezia në Serie A.

Sulmuesi shqiptar ka bërë mjaftë mirë në vitin e tij të parë me fanellën e Spezias ku shënoi pesë gola në 30 ndeshje të zhvilluara.

Megjithatë e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Camp Nou, pasi Manaj nuk është në planet e trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez.

Salernitana dhe Spezia janë dy skuadrat që po kërkojnë rikthimin e Manajt në Serie A, derisa Elche e kërkon atë në La Liga.

Por për shërbimet e shqiptarit kanë ardhur dy oferta të reja në drejtim të gjigantit spanjoll Barcelona.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se dy skuadrat të tjera janë bashkuar në garë për Manajn dhe ato janë Getafe (La Liga) dhe Watford (Championship).

Barcelona po pret ofertën e duhur për ta shitur shqiptarin, me katalunasit që synojnë të fitojnë tre milionë euro nga largimi i tij.

(Kosova Sot Online )