Zyrtare: Leonit Abazi i bashkohet Ballkanit

  • E.K /
  • 01 July 2022 - 10:38
Zyrtare: Leonit Abazi i bashkohet Ballkanit

Futbollisti Leonit Abazi nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e kampionit në fuqi të Kosovës, Ballkanit.

Kjo u bë e ditur nga vet ai, i cili publikoi fotografi me presidentin e klubit suharekas, Arsim Kabashin.

“Kapitull i ri”, shkroi Abazi në profilin e tij në Facebook.

Së fundmi, Abazi ishte pjesë e Prishtinës, nga ku u largua para disa ditëve. 

(Kosova Sot Online)