Lexoni edhe:
Zyrtare: Richarlison i bashkohet Tottenhamit
Chelsea ka kontaktuar Sevillan lidhur me disponueshmërinë e qendërmbrojtësit Jules Kounde, sipas raporteve lokale në Spanjë.
Skuadra e Premier League është në kërkim për një mbrojtës të ri dhe raportet e fundit në Itali kishin theksuar se ata ishin të interesuar për mbrojtësin e Juventusit Matthijs de Ligt si dhe për Kalidou Koulibaly të Napolit.
Zyrtare: Richarlison i bashkohet TottenhamitLexoni edhe:
Megjithatë, ABC de Sevilla raporton se Chelsea ka kontaktuar me andaluzianët për Kounde, me të cilin ata ishin shumë të lidhur 12 muaj më parë.
Raporti thekson se klubi i Stamford Bridge i ka thënë Sevillas se ata janë të prirur për të “mbyllur marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur”.
Mediat italiane kanë raportuar ditët e fundit se çmimi i ngritur i De Ligt ka bërë që Chelsea të hezitojë për ta transferuar, kjo është arsyeja pse ata po kërkojnë alternativa.
Koulibaly thuhet se është i disponueshëm pasi bisedimet për kontratat me Napolin duket se janë në bllokim dhe ai ka qenë i lidhur me Chelsean, por skuadra e Thomas Tuchel duket se po eksploron të gjitha mundësitë.
(Kosova Sot Online)