Zyrtare: FC Prishtina prezanton transferimin e radhës

  • E.K /
  • 01 July 2022 - 12:32
Zyrtare: FC Prishtina prezanton transferimin e radhës

Qendërmbrojtësi Besir Ramadani është lojtari i radhës që ka nënshkruar kontratë me klubin e FC Prishtina.

22-vjeçari nga Shkupi ka firmosur për dy vite me ekipin “bardhekaltër”.

Ramadani në edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga, e cila garon në elitën e futbollit të shtetit fqinj.

Shkupjani ka regjistruar gjithsej 33 paraqitje sa është aktivizuar te Struga.

Ai karrierë ka bërë edhe te FC Shkupi dhe KF Gostivari derisa më parë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e grupmoshave të Maqedonisë së Veriut (deri te U-18), kurse nga më pas është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21.

(Kosova Sot Online)