Mbyllet marrëveshja, Kalvin Phillips është i Manchester Cityt

  • E.K /
  • 02 July 2022 - 10:28
Mbyllet marrëveshja, Kalvin Phillips është i Manchester Cityt

Marrëveshja është mbyllur, Kalvin Phillips mund të llogaritet si lojtari më i ri i Manchester Cityt.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se “Qytetarët” kanë nënshkruar tashmë të gjitha dokumentet e nevojshme për blerjen e lojtarit nga Leeds Unitedi.

Testet mjekësore gjithashtu janë kryer, teksa Darko Gyabi thuhet se do të jetë zëvendësuesi i Phillipsit te Leedsi.

Në anën tjetër, Man City do të paguajë 42 milionë funte për shërbimet e reprezentuesit të Anglisë.

26-vjeçari ka refuzuar dy oferta tjera, pasi që donte vetëm transferimin në “Etihad Stadium”.

Pas Erling Haalandit, Kalvin Phillips do të bëhet nënshkrimi i dytë i madh te kampionët e Anglisë. 

(Kosova Sot Online)