Në Egjipt portieri e pret topin me duar jashtë 16 metërshit, referi s’e ndal lojën!

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 11:19
Në Egjipt portieri e pret topin me duar jashtë 16 metërshit, referi s’e ndal lojën!

Rregullat e futbollit janë të qarta: nëse portieri e prek topin me duar jashtë 16 metërshit ose zonës së tij, do të përjashtohet menjëherë nga loja me karton të kuq.

Mirëpo, duket se në Egjipt nuk vlen ky rregull.

Siç shihet në video, një portier e bën një pritje me duar jashtë 16 metërshit në një ndeshje kampionale, por që askush nuk brengoset për këtë.

Madje, referi kërkon që loja të vazhdojë…!

Ky rast është bërë viral në internet dhe të gjithë habiten se si ka mundësi që referi ta bëjë këtë gabim trashanik.

Për më tepër, ju ftojmë ta ndiqni videon. 

(Kosova Sot Online)