Ballkani – Zalgiris, kjo skuadër ka më shumë mundësi të fitojë sipas kompanive të basteve

  • E.K /
  • 05 July 2022 - 11:41
Ballkani – Zalgiris, kjo skuadër ka më shumë mundësi të fitojë sipas kompanive të basteve

Ballkani dhe Zalgirisi do të përballen në mes vete sonte në ndeshjen e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga Suhareka do të debutojë absolutisht në garat evropiane pasi u shpall kampione e Kosovës.

Për faktin se therandasit nuk kanë aspak përvojë në arenën ndërkombëtare, kompanitë e njohura të basteve e kanë favorizuar kundërshtarin e tyre nga Lituania për ndeshjen e sontme, e cila do të lihet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“bet365”, e cila është njëra prej kompanive më të mëdha të basteve në botë e vlerëson fitoren eventuale të Zalgirisit me kuotën 2.30.

Kurse, më pak i mundshme duket të jetë fitorja e ekipit të Ilir Dajës, gjithnjë sipas kësaj kompanie bastesh.

Një “1”-sh eventual sonte është vlerësuar me kuotën 3.00.

Kurse, barazimi i mundshëm vlerësohet me kuotën 3.10.

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Zalgirisit do të luhet sonte në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00. 

(Kosova Sot Online)