Pepe Reina rikthehet në Spanjë

  • E.K /
  • 08 July 2022 - 12:38
Pepe Reina rikthehet në Spanjë

Pepe Reina është rikthyer sërish te Villarreali.

Këtë të premte, klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me portierin.

Reina me Villarrealin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

39-vjeçari te “Nëndetësja e Verdhë” rikthehet pas një rrugëtimi të gjatë prej 17 sezonesh në klube të ndryshme të futbollit evropian.

Spanjolli së fundi ishte pjesë e Lazios. Ai më herët ka mbrojtur edhe portën e Milanit, Aston Villas, Napolit, Bayern Munichit dhe Liverpoolit.

Pepe Reina si profesionist debutoi në vitin 2002 te Barcelona, derisa te Villarreali ishte transferuar në vitin 2005. 

(Kosova Sot Online)