Në Japoni shënohet ai që mund të jetë goli i vitit

  • E.K /
  • 08 July 2022 - 15:00
Në Japoni shënohet ai që mund të jetë goli i vitit

Everaldo Stum e ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm së fundmi në Japoni.

Sulmuesi brazilian në fakt e shënoi një gol spektakolar në stilin gjysmë-gërshërë për ta futur veten në mesin e kandidatëve për ta fituar çmimin “Puskas”, i cili i ndahet golit më të mirë të vitit.

31 vjeçari i ekipit Kashima Antlers shënoi gol të rrallë në minutën e 89-të për ta barazuar rezultatin në 3:3 ndaj ekipit Cerezo Osaka.

Everaldo fluturoi pasi e mori një top nga bashkëlojtari, Yuma Suzuki para se t’ia ndreqte vetes topin dhe ta shënonte më pas një gol të shkëlqyeshëm në mënyrë akrobatike, në atë që quhet si stili bicikletë për ta mposhtur portierin Kim Jin-hyeon.

Në videon më poshtë mund ta shikoni këtë gol spektakolar. 

(Kosova Sot Online)