Kosova U20 sot fillon garat në Kampionatin Evropian

  • E.K /
  • 09 July 2022 - 12:53
Kosova U20 sot fillon garat në Kampionatin Evropian

Kosova U20 sot fillon garat në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Ndeshja e parë për “Dardanet” do të jetë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:45.

Kosova është në grup edhe me Kroacinë, Malin e Zi dhe Rumaninë.

Ndeshjet e Kampionatit Evropian, Divizioni B, zhvillohen në Shkup, nga 9 deri më 17 korrik.

(Kosova Sot Online)