Ronaldo dhe De Gea “e bëjnë për spital” Maguiren në video-lojë

  • E.K /
  • 11 July 2022 - 10:56
Ronaldo dhe De Gea “e bëjnë për spital” Maguiren në video-lojë

Video-lojërat e kohëve të sotme e kanë dhënë mundësinë që pjesë të tyre të bëjnë personazhet e famshëm, e në këtë rast edhe sportistët e njohur.

Në një video-lojë luftarake, ku përballen keçerët në ring, në këtë rast kanë përfunduar futbollistët e Manchester United.

Një video kreative është bërë virale, ku shihet si protagonist Cristiano Ronaldo, i cili në video-lojë e rrallë bashkëlojtarin e tij, Harry Maguire, e të cilit ia ndihmon edhe portieri David de Gea me goditjen e fundit dhe fatale për qendërmbrojtësin.

Ky pa dyshim është një mllef i shfaqur nga ana e tifozëve ndaj mbrojtësit anglez, i cili ka shfaqur formë të luhatshme dhe të zbehtë në “Old Trafford”, duke u kritikuar vazhdimisht.

Kjo pra është arsyeja se përse tifozët e kanë bërë përfaqësuesin anglez si “viktimë” në këtë rast.

Natyrisht, këtu gjithçka është shaka dhe nuk ka asgjë serioze pasi lojtarët e Manchester Unitedit janë miq mbi të gjitha. 

(Kosova Sot Online)