Chelsea nuk heq dorë nga Koulibaly

  • E.K /
  • 11 July 2022 - 11:30
Chelsea nuk heq dorë nga Koulibaly

Chelsea nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Kalidou Koulibaly.

Qendërmbrojtësi afrikan dëshiron të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere dhe klubet e interesuara për të janë të shumta.

Mediumi italian “Corriere dello Sport” raporton se “Blues” po përgatiten të takohen me drejtuesit e klubit napolitan për ta pyetur atë rreth çmimit të mbrojtësit stabil.

Përfaqësuesi senegalez qe një kohë të gjatë lidhet me një kalim të mundshëm në Premierligë, ndërsa Të Kaltrit janë të gatshëm t’i përmbushin kërkesat e klubit italian për ta bërë të vetin njërin prej qendërmbrojtësve më të mirë në Serie A.

Mbrojtësin me përvojë e duan edhe klubet tjera të Premierligës, por edhe në Francë e pëlqen Paris Saint-Germaini.

(Kosova Sot Online)