Pas largimit të Koulibalyt, Rrahmani do të jetë “mbret” i mbrojtjes së Napolit

  • E.K /
  • 14 July 2022 - 10:30
Pas largimit të Koulibalyt, Rrahmani do të jetë “mbret” i mbrojtjes së Napolit

Kalidou Koulibaly është larguar përfundimisht nga Napoli.

Qendërmbrojtësi afrikan i ka përshëndetur shokët në klubin italian dhe do të transferohet në Chelsea.

Klubi anglez ka arritur marrëveshje me atë italian për një shit-blerje prej 40 milionë eurosh.

Me këtë rast, futbollisti senegalez do t’ju bashkohet “Blues” në fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E me largimin e Koulibalyt, tash e tutje “mbret” i mbrojtjes së Napolit do të jetë Amir Rrahmani.

Futbollisti kosovar e pati një sezon mbresëlënës në Serie A nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti.

Ndërsa, në sezonin 2022/23, 28 vjeçari pritet të jetë lider i mbrojtjes dhe lojtari kryesor i këtij reparti.

Napoli e konsideron si të pashitshëm futbollistin kosovar, i cili mund të përmirësohet edhe më shumë.

Me Rrahmanin në krye të mbrojtjes, napolitanët e synojnë edhe një sezon të suksesshëm pasi sivjet ishin në garë për titull të kampionit, derisa në fund e siguruan pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)