Gjilani synon ta ruajë avantazhin dhe të kalojë tutje në Conference League

  • E.K /
  • 14 July 2022 - 11:01
Gjilani synon ta ruajë avantazhin dhe të kalojë tutje në Conference League

Pas Ballkanit dhe Dritës, sot është radha e Gjilanit.

Skuadra kosovare do të zbresë në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Conference Leagues.

“Skifterat” do ta vizitojnë skuadrën Liepaja, të cilën e kishin mposhtur javën e kaluar në lojën e parë me rezultat minimal, 1:0 në Prishtinë.

Gjilanasit kanë shkuar në Letoni me qëllim që ta ruajnë këtë kapital dhe ta sigurojnë kalimin në rrethin e dytë kualifikues të kësaj gare.

Ata janë të motivuar dhe optimistë se do t’ia dalin, edhe pse e pranojnë se s’do të kenë punë të lehtë përballë skuadrës letoneze.

Ndeshja ndërmjet Liepajas dhe Gjilanit do të luhet sot duke filluar nga ora 16:00.

E më pas, në mbrëmje në fushë do të zbresë edhe skuadra tjetër kosovare, Llapi, i cili do ta presë Buduçnostin e Podgoricës. 

(Kosova Sot Online)