Këto janë ekipet shqiptare të kualifikuara në raundin tjetër të garave evropiane

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 10:33
Këto janë ekipet shqiptare të kualifikuara në raundin tjetër të garave evropiane

Shtatë ekipe shqiptare kanë mbetur ende në garat evropiane të këtij edicioni.

Gjashtë prej tyre janë në raundin e dytë të kualifikimeve të Conference Leagues, kurse një tjetër në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Është Shkupi, ekipi i vetëm shqiptar që ka mbetur në garë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ata në raundin e dytë do të përballen me ekipin kroat, Dinamo Zagreb. Në rast eliminimi, Shkupi është automatikisht në play-offin për kualifikim në fazën e grupeve të Conference Leagues.

Ndërkohë, Ballkani dhe Drita nga Kosova janë në raundin e dytë kualifikues të Conference Leagues, kurse bashkë me to janë edhe Tirana, Laçi e Vallznia nga Shqipëria dhe Shkëndija e Tetovës.

Javën tjetër zhvillohen ndeshjet e para të raundeve të dyta. 

(Kosova Sot Online)