Grand Prix i Zagrebit: Distria Krasniqi e nis mbarë, kalon në raundin e dytë

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 11:22
Grand Prix i Zagrebit: Distria Krasniqi e nis mbarë, kalon në raundin e dytë

Distria Krasniqi ka arritur me sukses të kalojë në raundin e dytë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Prix që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistja kosovare ishte më e mirë se ajo qipriote, Sofia Asvesta duke e mposhtur me waza-ari

Në raundin e dytë, kampionia olimpike do të ketë punë me xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye.

Kujtojmë se sot garon edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë, teksa në raundin e parë kaloi pa luftë. 

(Kosova Sot Online)