Pas interesimit nga shumë klube, Tuchel u jep përgjigje lidhur me Armando Brojën

  • S.A /
  • 16 July 2022 - 10:05
Pas interesimit nga shumë klube, Tuchel u jep përgjigje lidhur me Armando Brojën

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka deklaruar se Armando Broja nuk është për shitje. Pas një sezoni të kaluar si i huazuar te Southamptoni, sulmuesi shqiptar mori vëmendjen e shumë klubeve – falë paraqitjeve të tij të mira. West Ham United është një nga klubet më të interesuara për shërbimet e Brojës. “Çekanët” së fundi dërguan një ofertë prej 35 milionë eurosh për të. Megjithatë, Tuchel ka thënë se nuk janë të interesuar për shitjen e 20-vjeçari.

“Armando Broja është lojtari ynë para së gjithash dhe tani nuk kemi asnjë interes ta shesim atë”, tha trajneri gjerman.

“Ai është këtu për të lënë përshtypje”, shtoi Tuchel.

Reprezentuesi i Shqipërisë është i grumbulluar me “Blutë” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fazën para-sezonale.

Armando Broja me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. 

(Kosova Sot Online )